Site icon Telegrafi

Berisha: Turp që nuk iu lejua Rita Orës aterimi në Shqipëri

Është raportuar se Rita Ora nuk ka mundur të shkojë në Shqipëri, në koncertin e këngëtarit Chris Brown, dhe sipas ish kryeministrit Sali Berisha, asaj nuk iu lejua që të aterojë në Rinas.

Berisha thotë se ky është një akt të turpshëm ndërsa aeroportin shqiptar e ka quajtur një shpartallinë.

Postimi i Salës:

Nje skandal i ri!

Një akt tjetër i turpshëm, aeroporti i Rinasit, një shpartalline, nuk pranon uljen e avionit te Rita Ores!

Te dashur miq, ne ketë vend, te cilin qeveria e ka shnderruar ne një protektorat krimi, ndodh si ne asnjë vend tjetër ne bote qe te mos pranohet ulja e avionit te Rita Ores, këngëtares se famshme dhe ambasadores brillante te kombit shqiptar ne mbare boten, ne një kohe me kushte meterologjike ideale, trafik ajror zero. Kjo deshmon se ky aeroport, qe vetëm një jave me pare u pushtua për kohe te tere nga terroriste te eurove është një shpartalline e vërtet.

Refuzimi i uljes se avionit te Rita Ores, kengetares shqiptare me fame botërore, qe do te vinte te bashkohej me Chris Brawn ne nje koncert ne Durrës është një dëshmi e shëmtuar e mosfunksionimit te shtetit, institucioneve te tij përgjegjëse për fluturimet ne aeroportin e vetëm civil te vendit! sb

Exit mobile version