Telegrafi

Berisha thërret sërish protestë të hënën në Tiranë, para Parlamentit të Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha i ka ftuar sërish protestuesit që të hënën, më 13 shkurt të mblidhen për të protestuar para Kuvendit të Shqipërisë.

Berisha tha se “ia kanë prerë biletën Edi Ramës dhe kthim pas nuk ka”, raporton Telegrafi.

“Edi Rama ta kemi pre biletën, kthim pas nuk ka. Misionarët si ne nuk na ndalon asgjë. Ne kemi të vërtetën ideale, kemi dashurinë tonë për këtë vend e tokë. Kemi besnikërinë tonë të miqve tanë. Rama ka shndërruar parlamentin në një turp të historisë kombëtare. Aty ai shfrytëzon çdo lloj mekanizmi…ditë e hënë, ditë e parlamentit, revolucioni jonë para parlamenti, populli i protestës…të kalojmë nga beteja në beteje gjer në fitoren tonë përfundimtare”, ka thënë Berisha.

Lexo po ashtu Berisha: Rama nuk mund të jetë më kryeministër i Shqipërisë

Ai po ashtu kërkoi sërish që Edi Rama të jap dorëheqje. /Telegrafi/