Site icon Telegrafi

Berisha: Takimi me Martin Berishajn nuk e ndryshon qëndrimin tim për aferën GEN

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar se takimi i tij me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj nuk e ndryshim qëndrimin e tij lidhur me aferën GEN.

Berisha, duke e quajtur aferën GEN si ndër defektet e shumta të kësaj qeverie, ka thënë se ai dhe partia e tij mbesin në luftë për zbardhjen e situatës.

“Ajo që duhet të them dhe ta konfirmojë e ta ripërsëris edhe qëndrimet e mija të mbajtura lidhur me këtë aferë si korruptive në diplomaci, si e inkriminueshme, që duhet të hetohet dhe që do të mbetet një ndër defektet e shumta të kësaj qeverisje është afera korruptive në diplomaci që lidhet me kompaninë GEN. Të gjitha këto qëndrime personale dhe të partisë, mbesin dhe lufta jonë për zbardhjen e kësaj situate mbetet aktive. Asgjë nuk ndryshon me faktin që unë jam takuar me përfaqësuesin diplomatik të Republikës së Kosovës, ambasadorin në një shtet të jashtëm, të huaj, gjatë një vizite, për të marr pjesë në një simpozium ndërkombëtar”, është shprehur Berisha në tëvë1.

Lexo po ashtu PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit

Berisha ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti me marrëveshjet e dialogut po rrëshqet në tradhti.

Ai ka thënë se këtë e bazon në Ligjet Penale të Bashkimit Evropian, të cilat sipas tij e bëjnë të qartë se humbja e sovranitetit në një pjesë të vendit është vepër penale e tradhtisë.

“Albin Kurti, me marrëveshjet që po bën, Brukselin, Ohrin dhe statutin që e ka pranuar për Asociacionin po rrëshqet në tradhti. Të gjitha ligjet penale të Evropës thonë, ndarja ose humbja e sovranitetit në pjesë apo territor është tradhti. Unë e kam paralajmëruar edhe në Kuvend. Nëse ajo nuk ka kaluar ratifikimin në Kuvend dhe ne jemi në këtë situatë, ky paralajmërim nuk është akuzë e drejtpërdrejt“, është shprehur ai.

Ndryshe, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, javën që shkoi ka qëndruar në Zagreb të Kroacisë, ku është pritur nga ambasadori i Kosovës në këtë vend, Martin Berishaj, shkarkimin e të cilit vazhdon ta kërkojë partia e deputetit Berisha.

Ishte vetë deputeti Berisha, që përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për pritjen që i ka bërë ambasadori Berishaj, të cilën ai e ka quajtur vëllazërore, si dhe një bashkëbisedim për të mirën e kombit dhe shtetit.

Exit mobile version