Telegrafi

Berisha sulmon ambasadoren amerikane: Largohesh nga ky vend si sekretare e PS-së

LSA

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadoren amerikane në ikje Yuri Kim.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha e ka akuzuar se së bashku me Kryeministrin Edi Ramën kanë shkatërruar opozitën shqiptare.

Teksa e akuzoi për mbështetjen e hapur, që sipas tij, ambasadorja ka treguar ndaj shumicës qeverisëse, Berisha tha se Kim me veprimet e saj ka dëmtuar reputacionin që ka pasur kombi shqiptar.

Lexo po ashtu Berisha kërkon një minutë heshtje për anëtarin e MEK: Ndjehem sot muxhahedin

“Më duhet t’i them zonjës guvernatore, se në historinë e pluralizmit dhe të lirisë të këtij kombi, emir i saj do të mbetet i gdhendur si i një personi që abuzoi me pushtetin e përfaqësimit të vendit të saj. Opozitën e dëmtove, por dështove. Me bashkë-rëndimin me qeverinë e narkotrafikantëve të Ramës, je e vetmja ambasadore në 32 vite që largohesh nga ky vend si sekretare e PS-së, jo nga unë”, tha Berisha

“Mendoj se këto pak ditë dhe orë që ju kanë mbetur t; kërkoni ndjesë shqiptarëve për Gonigal. Në skandalin më të madh të të gjitha kohërave nuk u the asgjë shqiptarëve duke i shumëzuar me zero”, thotë Berisha.

Kujtojmë se në konferencën e fundit të saj për shtyp me gazetarët, teksa u pyet për Berishën dhe qëndrimet e forta që i është dashur të mbajë, ambasadorja Yuri Kim deklaroi se “SHBA sheh vetëm nga e ardhmja.” /Telegrafi/