Site icon Telegrafi

Berisha si Ronaldo e Ibrahimovic, vlerësohet shumë nga FIFA 17 (Foto)

Besart Berisha vazhdon të bëjë mrekulli në elitën e futbollit të Australisë.

Djaloshi nga Prishtina ka arritur t’i shënojë 100 gola në kampionatin australian duke u bërë një ikonë në futbollin aziatik.

Ai së fundmi ka marrë edhe një vlerësim tejet të madh nga video loja FIFA 17 e cila prodhohet nga EA Sports.

FIFA 17 i ka dhuruar atij kartën ngjyrë vjollce që e kanë vetëm disa futbollistë të mëdhenj evropian.

EA Sports zakonisht ia dhuron këtë kartelë vetëm lojtarëve që kanë paraqitje të mëdha me klubet apo kombëtaret e tyre.

Reprezentuesi kosovar e ka pranuar këtë çmim në Melbourne dhe ka pozuar me të duke u shpërndarë foto e tij jashtëzakonisht shumë.

Këtë çmim nuk kanë mundur ta marrin secili futbollist, pasi ndër të paktët që e kanë janë Cristiano Ronaldo e Zlatan Ibrahimovic.

Gjithsesi Berisha është bërë futbollisti i parë në Australi që nderohet në këtë mënyrë nga FIFA 17.

Kujtojmë që Berisha në Australi përpos Melbourne Victory ka luajtur edhe për Brisbane Roar.

Berisha së fundmi ka pranuar të luaj për Kosovën, duke bërë debutimin e tij në takim ndaj Islandës. /Telegrafi/

Exit mobile version