Telegrafi

Berisha: Shpresoj që kjo fitore të na sigurojë kualifikimin

Etrit Berisha thotë se Shqipëria e meriton kualifikimin e mëtutjeshëm në ‘Euro 2016’, pasi e meriton këtë.

“Ishte një fitore jashtëzakonisht e rëndësishme për neve dhe besoj për të gjithë ata që na kanë përcjellë. Jemi munduar të japim diçka për gjithë mbështetjen që na është dhënë”.

“Shpresoj që kjo fitore të na ndihmojë ta kalojmë grupin”, ka deklaruar portieri shqiptar.

Edhe në dy ndeshjet e para patëm raste për të shënuar, por pas atij golit që e dha Sadiku gjithçka u lirua, sepse patëm edhe disa raste në fillim të ndeshjen dhe kisha frikë se do të vazhdonim duke mos shënuar, por gjithçka shkoi mirë dhe jemi të gëzuar që fituam”.

“Shpresoj që Shqipëria të mbetet në Evropian, pasi besoj se e kemi merituar plotësisht”, ka deklaruar Etrit Berisha. /Telegrafi/