Kombëtarja e Shqipërisë do ta luaj ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve në udhëtim te Izraeli.
Kuqezinjtë e udhëhequr nga trajneri italian do të përballen me Izraelin në udhëtim.
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha ka folur për ndeshjen ndaj Izraelit që do të zhvillohet të dielën.
“Mundësitë ekzistojnë për të fituar, janë reale. Po ashtu, duke marrë parasysh që fitoi Izraeli ndeshjen e djeshme, nëse nuk marrin rezultat pozitiv, ndeshja me Skocinë vlen pak”, tha Berisha.
Prishtinasi thotë se e kanë ndjekur gjithë ndeshjen mes Izraelit dhe Skocisë.
“E kemi ndjekur të gjithë bashkë. Pjesën e parë dominoi Skocia dhe pjesën e dytë Izraeli pati kurajë dhe fitoi. Ne e njohim pak a shumë Izraelin si ekip, por edhe ne jemi rritur si ata. Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme. Nuk do të ishte i keq barazimi. Gjithsesi, mendoj se ndeshja vendimtare do të jetë me Skocinë”.
Krejt në fund Berisha ka folur edhe për qëndrimin tek klubi i tij aktual Atalanta.
“Kisha mendjen të luaja në Ligën e Evropës. Dua të bëj gjëra të mira me Atalantën. Jo gjithçka ka shkuar siç duhet , por jam i përqendruar. Në stol tek Atalanta? Janë gjëra që ndodhin në futboll dhe jam i qetë. Besoj se do të kthehem shpejt”, tha Titi.
“Momentalisht ka shumë prurje. Është e vështirë për ne jemi në skuadër që të flasim. Këta të rinj duhet të inkuadrohen shpejt, sepse ka pak ndeshje miqësore. Duhet të punojmë edhe më shumë në këtë aspekt”, u shpreh portieri shqiptar. /Telegrafi/