Mesfushori kosovar, Valon Berisha është kthyer në formën e tij më të mirë.
Anëtari i skuadrës austriake, Red Bull Salzburg ka shënuar një gol fantastik në fitoren e skuadrës së tij 4-1 ndaj Atlach.
Berisha në këtë takim shënoi golin e dytë për skuadrën e tij falë një goditje të mrekullueshme e cila përfundoi në rrjetë.
Reprezentuesi kosovar që njihet edhe si besimtar i madh, e festoi golin duke rënë në sexhde për t’iu falënderuar zotit.
Goli ndaj Altachit ishte i treti këtë edicion për Berishën i cili ka bërë edhe tre asistime. /Telegrafi/