Sulmuesi kosovar, Besart Berisha ka vazhduar ta bëjë atë që di më së miri, të shënoj gola.
Në finalen e madhe të Australisë, prishtinasi ka shënuar golin e parë në ndeshje për skuadrën e tij.
Sydney ishte nikoqir i Melbourne Victory, ndërsa Berisha realizoi vetëm pas 20 minutave lojë për 0-1.
Kosovari u asistua bukur nga Valeri dhe shënoi me lehtësi për 1-0.
Aktualisht ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1 dhe dy të dyja skuadrat kanë shkuar në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Kujtojmë që ditë më parë, Berisha ka marrë edhe çmimin si golashënuesi i vitit në Australi. /Telegrafi/