Telegrafi

Berisha i shënon gol edhe Borussia Dortmundit

Mesfushori nga Kosova, Valon Berisha ka vazhduar me formë tejet të lartë me Red Bull Salzburgun.

Berisha e ka nisur ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit nga minuta e parë për skuadrën e tij.

E pasi pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, në të dytën mysafirët kanë befasuar Dortmundin.

Pasi gjyqtari kryesor akordoi për penallti, përgjegjësinë për ta ekzekutuar e mori Berisha.

Reprezentuesi i Kosovës ishte i saktë nga pika e bardhë dhe kaloi Salzburgun në epërsi.

Goli ndaj Dortmundit ishte i treti për Berishën këtë edicion në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=fVpHtbjC1hM