Urdhri është dhënë, por nuk zbatohet. Bëhet fjalë për urdhrin e qeverisë që administrata të mos bëhet pjesë e fushatës. Por, ajo që ndodh në terren është e kundërta.
Kështu ka ndodhur edhe në Pukë, ku administrata ndodhet nën presion që të votohet për kandidatët e PS-së.
“Qytetari dixhital denoncon:
Falsitetin e urdhërit të Ramës për qëndrimin asnjanës dhe mospjesëmarrjen e adminstratës në fushatë elektorale.
Lexoni vet mesazhin e sapo ardhur nga Puka! sb
‘Përshendetje z. Berisha, sipas “urdhërit” të Edvin Ramës administrata publike nuk duhet të përdoret për fushatë, në këto çaste që po ju shkruaj e gjithë administrata e njësisë administrative Rrape (Puke) me në krye administratoren znj.Lula Mema dhe kryetarin Gjon Gjonaj janë mbledhur tek një lokal i quajtur ‘SH & SH’ në hyrje të qytetit Fush-Arrëz dhe po u behet presion që të votohet po kandidatin Paulin Luli, të lutem shumë ma ruaj anonimatin’” (sic.), ka shkruar Sali Berisha në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/