Site icon Telegrafi

Berisha: Procesi i Demarkacionit të shpallet i pavlefshëm

Sekretari organizativ i AAK-së, Ali Berisha, i ka bërë thirrje Qeverisë të reflektojë dhe ta marrë seriozisht kundërshtimin e demarkacionit nga qytetarët, ekspertët dhe opozita.

Ai ka thënë se ky proces duhet të shpallet i pavlefshëm pasi, sipas tij, do të sjellë destabilizim të vendit nëse kuvendi aprovon versionin aktual të demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ish-kryetari i Komunës së Pejës ka bërë me dije se opozita është e bashkuar dhe do ta vazhdojë kundërshtimin me protesta.

Ai ka thënë se zgjidhja më e mirë e këtij problemi është krijimi i një komisioni të ri, i cili do ta verifikonte dhe ta legjitimonte kufirin aty ku ka qenë gjithmonë, në mes të Kosovës dhe Malit ë Zi.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet ta votojnë këtë version të demarkacionit me Malin e Zi”, është shprehur Berisha.

Exit mobile version