Site icon Telegrafi

Berisha i PDK-së: Kurti është duke e implementuar Asociacionin në heshtje

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se është duke e implementuar Asociacion pjesë -pjesë në heshtje. Berisha argumenton se Kurti po vepron kështu sepse nuk ka kurajë ta dërgojë statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Berishës, edhe çështja e dinarit është pjesë e implementimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kurti është duke e implementuar Asociacionin në heshtje, në segmente të caktuara që janë të ndjeshme. Dhe që s’pret puna, duhet me i krye. Dhe është duke e implementuar në heshtje. Edhe ky është pjesë e Asociacionit, negocimi se për çfarë valute do të kenë qytetarët e komunave me shumicë serbe ë Asociacion është pjesë e statut dhe e Marrëveshjes. E ka negociuar vetë Bislimi, i cili tha se nuk shkoj unë me bë negociata. Është në statut, ata do të paguhen, do të kenë të drejtë të subvencionohen nga Serbia, e nga Serbia do të vije dinari”.

“Albin Kurti po e implementon me një pretekst që e krijoi ‘casus belli’ me këtë rregullore e BQK-së. Po e implementon”, ka thënë Berisha në “FIVE” të Dukagjinit.

Lexo po ashtu ​Paralajmërimet për hartimin e një drafti të ri për Asociacionin, opozita i quan manovra politike

Berisha ka thënë se Kurti po e implementon Asociacionin në këtë formë (pjesë – pjesë në heshtje) pasi nuk ka kurajë ta dërgojë statutin në Gjykatë Kushtetuese.

Por, sipas deputetit të PDK-së, Kurti do ta dërgojë vendin ë zgjedhje të parakohshme nëse i bëhet presion për themelimin e “Zajdenices”, siç e quante si opozitar.

“Pse po e bën në këtë formë, sepse nuk ka kurojë ta dërgojë statutin në Kushtetuese, sepse statuti është ndesh me Kushtetutën. Pasi krijohet një etnitet shtetëror i ri, paralel. Nuk është as subordinativ, as nuk është pushtet i tretë, as nuk është Republika Srpska. Republikën Srpska ne e kemi në Kuvend me  sistemin e dyfishtë të votimit. Ky është një shtet i ri paralel në Kosovë”, tha ai.

“Do të taktizojë, nëse i bëjnë presion me i implementu do të na dërgoj në zgjedhje të jashtëzakonshme pa e implementu. Sepse, nëse e vëren që ndryshimet në SHBA do të jenë dikush që nuk do t’ia përfill më letrat, atëherë ka me çu vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme edhe me bë Asociacionin. Ky dëshiron që krejt shoqërinë kosovare dhe parterët ndërkombëtarë ti nxjerr para aktit të kryer. Ky është duke spekuluar se si ka me orientu votën, sepse në fund do të del kishe unë patriot, unë nuk e bëj Asociacionin. Ka mu mundu me ble kohë, por është duke e implemenutar në heshtje pjesë-pjesë”, ka shtuar Berisha. /Dukagjini/

Exit mobile version