Njëri prej lojtarëve më të mirë të Kosovës, Valon Berisha, ka thënë se opinioni duhet të ketë durim.
Ai madje i doli në mbrojtje Albert Bunjakut, pas ndeshjes.
“Sot e kemi dhënë maksimumin dhe kemi luftuar për fitore, por ndodhi gabimi dhe pësuam gol”.
“Nëse shikoni çfarë organizimi të udhëtimit kemi pas, atëherë të gjithë duhet të jeni krenar me atë që kemi dhënë”.
“Me e ditë se çfarë ka bërë Albert Bunjaki për Kosovën, ju nuk do të kishit fol për të. Ndeshje pas ndeshje kemi rritje. Kemi humb 1-0 me Kroacinë në Zagreb”, ka thënë Valon Berisha për Supersport.