Telegrafi

Berisha: Norvegjia më zhvilloi si lojtar, por e ndiej vetën shqiptar

Përfaqësuesja e Kosovës më 5 shtator do ta luajë ndeshjen e parë eliminatore të Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’ ndaj Finlandës.

Kosova në qytetin Turku me ekipin finlandez, ndërsa në konferenca për media. Foli edhe përforcimi i ri i Kosovës, Valon Berisha, transmeton Gazetaolle.com.

“Jam shumë i gëzuar që kam vendosur për Kosovën. Faleminderit prej Norvegjisë që më ka lejuar vendimin. Ata më kanë zhvilluar si lojtar, por e ndiej vetën si shqiptar. Kam familje nga këtu. Vijë këtu gjithmonë për pushime. Qe dy vjet kam pas kontakte me Albert Bunjakun. Unë do të luaj për Kosovën, kurse vëllai Vetoni për Norvegjinë, e kemi marrë vendimin dhe jemi të lumtur. Është zgjedhje familjare”, deklaroi Valon Berisha.

Deklarata e Berishës i bënë me vaj trajnerin Albert Bunjaku dhe ndihmësin e tij Muharrem Sahiti.