Portieri i Atalantas, Etrit Berisha, ka folur pas barazimit 2-2 në Serie A ndaj Juventusit.
Shqiptari i cili priti penalltinë e Paulo Dybalas u shpreh i lumtur, por më shumë për pikët e fituara.
“Jemi të lumtur, e kemi merituar këtë barazim sepse ishin 2-0 dhe e rikthyem në 2-2 ndaj skuadrës më të fortë në Itali”.
“Penalltia? Kam vendosur në moment, edhe pse e kam parë se si do të gjuajë, ishte e vështirë”.
“Goli i parë i Juves? E kam parë topin në sekondën e fundit, ishte mjaft e vështirë sepse nuk e dija a të bllokoja apo të bëja paradën. Rrezikova dhe më rrëshqiti”.
“Si duket VAR nga një portier? Merr shumë kohë, por ne duhet të mësohemi duke shpresuar se me kalimin e kohës do bëhet më i shpejt si proces”.
“Si ndihesh të mbrosh penalltinë e një lojtari që nuk dështon kurrë? Bukur, por më e rëndësishme është pika e fituar”, ka thënë Berisha.
Ndeshja e ardhshme e Atalantas është ndaj Sampdorias. /Telegrafi/
SAVE!!!! #Berisha stops the penalty and #Atalanta roar again!!! 2-2 #AtalantaJuve pic.twitter.com/8W4fP8lSk3
— Kush (@footballkush) October 1, 2017