Pak ditë para ndeshjes me Izraelin, në një konference për shtyp portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha dhe mesfushori Ledian Memushaj, e shohin sfidën e së shtunës si më të rëndësishmen dhe pikërisht aty ku skuadra duhet të përqendrohet më shumë.
Portieri Berisha shprehet optimist se skuadra do të japë maksimumin dhe të mësojë pikat e dobëta të kundërshtarit për të sulmuar.
“Është një ndeshje vendimtare, sepse Izraeli është kundërshtari ynë direkt dhe real, në këtë grup të fortë. Mendoj se forcën më të madhe, kjo skuadër e ka tek sulmi. Kemi dy ditë që po punojmë me stafin, për të zbërthyer mënyrën e tyre të lojës. Ne duhet të marrim maksimumin, duke përballuar sulmet e tyre dhe të gjejmë forcë për ti goditur”, deklaroi portieri i kombëtares së Shqipërisë.
Kujtojmë se ndeshja luhet në Elbasan Arena dhe fillon në ora 20:45. /Telegrafi/oranews/