Telegrafi

Berisha: Moskomunikimi, arsyeja kryesore e humbjes

Valon Berisha tregon një tjetër arsye për humbjen e sotme nga Turqia.

Sipas tij, moskomunikimi mes lojtarëve bëri që të pësojnë katër gola.

“Shumë vështirë pas lojës me jep deklaratë si kemi luajtur. Nuk e nisëm mirë, 15 minutat e parë të Turqisë, pësuam gol, më pas treguam moral, shënuam dhe luajtëm mirë në 30 minutat e parë”.

Lexo po ashtu Kosova mposhtet me rezultat të thellë nga Turqia (Video)

“Luanim më agresiv, por më pas pësuam golin tjetër nga korneri. Mos komunikimi që nuk bënë me ndodh”, tha Berisha pas lojës.

“Në pjesën e dytë u munduam të kthehem, luajtëm me një sistem ndryshe, 5-4-1, jemi mbrojt gjatë mirë, por komunikimi nuk ndodhi dhe pësuam golat. Normal ju duhet të na gjykoni, por Turqia është ekip shumë i mirë”.

“Edhe unë duhet të bëjë më shumë, të angazhohem më shumë, ekipi pak i ri, patën ndërrime në formacion, dy debutues”.

“Ne treguam zemër, u kthyem në lojë, por u vërejt moskomunikimi”, përfundoi Berisha.