Skuadra e Lazios duket se nuk ka më besim tek Etrit Berisha.
Pasi e huazoi tek Atalanta në këtë verë, drejtuesit e klubit duket se tashmë nuk kanë objektiv që ta rikthejnë në ekip.
Situata tek bardhekaltërit është e paqartë teksa po përgatiten për të transferuar një portier në janar.
Portieri aktual Frederico Machetti nuk është aspak në formë dhe Lazios i duhet një portieri që garanton ecur.
Tomas Strakosha edhe pse ka qenë në nivel në ndeshjet që i është dhënë besimi, ai është projektuar si zëvendësues.
Lazio tashëm ka ndarë mendjen dhe portierët që po kërkohen janë Neto i Juventusit dhe Marco Sportiello i Atalantas.
Berisha edhe pse kur ishte në portë te Lazio tregonte vlerat, ai nuk shihet si opsion për tu kthyer dhe për këtë ai do të qëndrojë tek Atalanta. /Telegrafi/