Valon Berisha është deklaruar pas fitores së Kosovës ndaj Republikës së Çekisë me rezultat 2-1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Mesfushori shqiptar ka thënë se përkundër faktit që nuk ka luajtur që shtatë muaj, ai është i gatshëm ta ndihmojë Përfaqësuesen sa herë që ka nevojë.
“Ndihem shumë e mirë që fituam. Shtatë muaj nuk kam luajtur, por për kombëtaren jam gjithmonë i gatshëm. Trajneri i bënë zgjedhjet, por unë jam i gatshëm ta ndihmojë gjithmonë Kosovën”, ka thënë Berisha.
“Bëra një asistim dinak me Vojvodën dhe shikuam se si po reagonin kundërshtarët, por ai ishte aty dhe e shënoi golin. Normalisht se edhe me ndihëm e tifozëve e kemi fituar këtë lojë”.
“Ende nuk mund të them se nëse do të kualifikohemi. Me Anglinë nuk kemi çfarë të humbim, por do të tentojmë të marrim së paku një pikë”, ka shtuar më tej mesfushori i Kosovës.
Pas tri ditësh, Kosova do të takohet me Anglinë në ‘St Mary’s Stadium’ të Southamptonit, e që do të jetë një përballje e vështirë për tanët.
Kosova me këtë fitore është lider i Grupit A me tetë pikë, Anglia që sonte do të përballet me Bullgarinë me gjashtë, aq sa ka edhe Republika e Çekisë, derisa Mali i Zi dhe bullgarët kanë nga dy. /Telegrafi/