Telegrafi

Berisha: Loja individuale duhet t’i shërbejë skuadrës

Bernard Berisha në aksion (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Bernard Berisha luajti në gjysmën e parë të ndeshjes ndaj Gjibraltarit, të cilën Kosova e fitoi me rezultat 1-0, ndërsa pas takimit e ka komentuar sfidën.

“Kam luajtur pas një periudhe të gjatë dhe u mundova të jap më të mirën… Në pjesën e parë ndoshta nuk treguam lojë me pasime duke u përpjekur ta tregonim lojën individuale”, ka thënë 27-vjeçari.

Lexo po ashtu Detajet e triumfit të Kosovës ndaj Gjibraltarit

Ai është shprehur i kënaqur, se megjithatë, skuadra fitoi përkundër disa pikave jo aq të forta në fazën e sulmit.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

 

Sipas tij, lojtarët që bëjnë lojë më individuale duhet të kujdesen që t’i shërbejnë grupit dhe jo ta vënë në plan të parë individualitetin e tyre.

Mesfushori që luan te Akhmat Grozny mendon se ndoshta duhet të ketë më shumë hapësira në të ardhmen edhe te Kosova, duke qenë se luan mjaftueshëm te skuadra e tij. /Telegrafi/