Telegrafi

Berisha: Kurti, që karrieren politike e ka ndërtuar nga betejat politike me Thaçin, ka mësuar se çfarë do të thotë të marrësh ‘turr’

Foto: Arkiv

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka komentuar zhvillimet e së dielës në veri të Mitrovicës.

Berisha, shkrimin e tij në Facebook e ka nisur me politikanin e njohur gjerman (prusian) Otto von Bismarck thoshte: “të marrët mësojnë nga gabimet e veta përderisa të mençurit nga gabimet e të tjerëve”.

Ai ka thënë se  kryeministri Albin Kurti, karrierën politike e ka ndërtuar kryesisht nga betejat politike me ish-kryeministrin Thaçi.

E sipas tij, “do të duhej të ketë mësuar se çfarë do te thotë të marrësh “turr”  për të ushtruar sovranitetin në territorin e shtetit që vetë je në krye dhe për pak ore qeveria qe drejton të dëshmojë të kundërtën”.

Berisha theksoi se si në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin, ishin SHBA-të, që përmes ambasadoreve të tyre, nxorën nga balta Qeverinë e Kosovës dhe dëshmuan se janë garantuesit e vërtetë të shtetit te Kosovës.

““Leplociteti dhe Amelika” nuk janë tema humori as për një qytetar me njohuri te rëndomta politike e lëre me për politikanin- kryeministër vendi”.

“Siç e thash edhe mbrëmë, përllogaritjet në këtë pjesë të botës janë të komplikuara dhe nuk zgjidhen me për thjeshtësime popullsite majtiste,  përkundrazi ato probleme vetëm shtohen”.

“Kështu, tani jemi në gjendjen në të cilën kryeministri Kurti, në imagjinatën e tij është duke parë progresin, përderisa shteti i Kosovës në parametrat real është në regres.

“Po të mos ishin SHBA-ja, në regres ekzistence”, u shpreh Berisha.