Sot është datëlindja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai u lind më 2 dhjetor 1944 në Cërcë të Istogut.
Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist.
Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004.
Dr. Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në Bregun e Diellit me nderimet më të mëdha.
E në 77 vjetorin e lindjes së Rugovës ka shkruar ish ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha.
Ai në një postim në Facebook shkruan se presidenti Rugova ka lënë një zbrazëtirë të pakompensueshme.
“NË TRUALLIN TÊM ME PRESIDENTIN DR. IBRAHIM RUGOVËN -2002
Sot, kujtojmë 77 vjetorin e lindjes së shkrimtarit, filozofit, tradicionalistit të madh, arkitektit të pavarësisë, presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, apo si kam qef unë, me e thirr, BABLOKU I SHQIPTARISË.
Dr. Ibrahim Rugova, arriti në mënyrë të pabesueshme me e ‘thy në kurriz’ ideologjinë sllavo-komuniste ne truallin Dardan duke rikthyer miqësinë me oksidentin dhe duke na zbardhur fytyrën në botë.
Për fatin e keq të tij e tonin, ai na la herët në këtë botë, duke lënë një zbrazëtinë ende të pakompensueshme.
Në rrugëtimin tim politik e patriotik, ndjehem krenar që isha me Të për të gjallë të Tij, dhe ndjehem krenar se do të jem përherë me Të në idenë tonë!”, shkruan Berisha. /Telegrafi/