Site icon Telegrafi

Berisha: Kryeministri Mustafa u zmbraps edhe sonte në Pejë

Ish kryetari i Komunës së Pejës, aktualisht sekretar organizativ i AAK-së dhe deputet i Kuvendit nga radhët e këtij subjekti politik, Ali Berisha, ka komentuar vizitën e sotme të kryeministrit Isa Mustafa në Pejë dhe takimin e tij me banorët e brezit kufitar me Malin e Zi.

Berisha, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kryeministri Isa Mustafa dhe vartësit e tij, po mundohen të shpëtojnë fytyrën dhe ndonjë votë ‘nëse është e mundur’.

“Në panikun e këtij realiteti, z. Mustafa sonte për herë të dytë brenda pak ditësh qëndroi në Pejë për të takuar banorët e fshatrave të brezit kufitar me Malin e Zi. (Rugovë dhe Podgur)”, ka thënë Berisha, transmeton Telegrafi.

Lexojeni të plotë postimin e Berishës në Facebook:

“Kryeministri Mustafa u zbrapsë edhe sonte në Pejë

-Tani kur po shihet qartë se ky model i demarkacionit është gabim, kauza dhe kundërshtimi ynë, për këtë çështje ishte i drejtë, dhe jo për konsum politik;

-Tani kur qeverisja qëndrore ka humbur kokën duke rrëshqitur deri në gabime të rënda;

-Tani kur zgjedhjet lokale po ofrohen;
Kryeministri Isa Mustafa dhe vartësit e tij, po mundohen të shpëtojnë fytyrën dhe ndonjë votë ‘nëse është e mundur’.

Në panikun e këtij realiteti, z. Mustafa sonte për herë të dytë brenda pak ditësh qëndroi në Pejë për të takuar banorët e fshatrave të brezit kufitar me Malin e Zi. (Rugovë dhe Podgur).

Edhe pse në media kjo ngjarje u mbulua me një komunikatë të kontrolluar nga njerëzit e tij, në këtë takim, z.Mustafa dhe vartësve të vet preras i’u bë e qartë nga komuniteti i 14 fshatrave, se me këtë model të demarkacionit Kosova po humbë tokë.

Tendenca e paraqitjes së takimit, si të zakonshëm, nuk pi’ ujë në një kohë kur rrjetet sociale kanë rritur transparencën dhe depërtimin e informacionit në kohë rekord.

Prania e madhe e forcave policore përreth vendit ku u zhvillua ky takim, poashtu, është një mesazh jo i mirë për qytetarët e komunës së Pejës dhe imazh i keq për vet kryeministrin.

-Pse kaq shumë siguri për këtë takim z.Mustafa ?

-Pse keni arritur në një shkallë që t’u ruajnë nga populli juaj ?

Politikën e kemi për pushtet, e pushtetin për shtet, por Demarkacioni është gabim.

Deputetët dhe populli nuk do të lejojnë që Kosova të humbë tokë. AB “ (sic), ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

Exit mobile version