Telegrafi

Berisha kishte një amanet, e kreu me golin e parë për Kosovën

Valon Berisha me golin e tij i solli pikën e parë Kosovës në kualifikimet botërore.  

Mesfushori me tipare sulmuese i Kosovës ka thënë se kjo pikë është historike.

“Ndjenjë e mirë, e kam pas ëndërr. Edhe axha im më pati thënë që golin e parë ta shënoja për Kosovën”, ka thënë Berisha për televizionin publik.

“Faleminderit tifozëve që na dhanë kaq shumë përkrahje”, ka thënë sulmuesi i Salzburgut.

Ndryshe, Valon Berisha shënoi golin nga penalltia në minutën e 60-të të takimit. /Telegrafi/