Valon Berisha me golin e tij i solli pikën e parë Kosovës në kualifikimet botërore.
Mesfushori me tipare sulmuese i Kosovës ka thënë se kjo pikë është historike.
“Ndjenjë e mirë, e kam pas ëndërr. Edhe axha im më pati thënë që golin e parë ta shënoja për Kosovën”, ka thënë Berisha për televizionin publik.
“Faleminderit tifozëve që na dhanë kaq shumë përkrahje”, ka thënë sulmuesi i Salzburgut.
Ndryshe, Valon Berisha shënoi golin nga penalltia në minutën e 60-të të takimit. /Telegrafi/