Telegrafi

Berisha: Ka vetëm një PD, të hapur për të diskutuar me çdo anëtar

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi se askush nuk mund të mendojë se ekzistojnë dy Parti Demokratike, por vetëm një.

Gjatë fjalës së tij jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Berisha u shpreh se PD është e hapur për të diskutuar me çdo anëtar.

“Së pari duhet të garantojmë demokratët në të gjitha nivelet, nga anëtari i thjeshtë deri tek deputetët dhe me radhë. Partia Demokratike është e hapur dhe me vullnet të plotë për të diskutuar, për të debatuar me çdo anëtar të saj. Jemi të hapur të bëjë gjithçka për garantimin e votës së lirë”, tha Berisha.

Lexo po ashtu Alibeaj pas mbledhjes së grupit të PD-së: Hodhëm hapin e parë për zgjidhjen e krizës

Ai nënvizoi se kryesia e PD-së është e shkarkuar me vendimin e kongresit të Komisionit të Rithemelimit.

“Kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve, cilido qoftë ai nuk dëgjohet dhe nuk përfillet. PD ka institucionin e saj tashmë të plotë dhe ky është grupi parlamentar. Brenda grupit parlamentar mund të diskutohet për çdo gjë. Bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit dhe institucioneve”, tha ish-kryeministri, raporton Euronews Albania. /Telegrafi/