Site icon Telegrafi

Berisha: Jakup Krasniqi mbetet zëri më i pastër i luftës së drejtë të UÇK-së

Kryetari i Degës së AAK-së në Pejë, Ali Berisha, ka folur për ftesën që Gjykata Speciale i ka bërë Jakup Krasniqit.

Përmes një reagimi, Berisha ftesa e radhës nga Dhomat e Specializuara, për Krasniqin është edhe një tjetër fabrikim i mendësisë serbe si agresor dhe nxitës i shumë luftërave në Ballkan, ndaj viktimës!

“Jakup Krasniqi mbetet zëri më i pastër i luftës së drejtë të UÇK-së”, ka thënë Berisha.

Ndryshe, së fundi, përveç Jakup Krasniqit, ftesë nga Specialja kanë marrë edhe, Ramush Haradinaj, Sokol Bashota, ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi,e disa të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version