Site icon Telegrafi

Berisha: Ivanoviqin e vranë organizatat terroriste serbe

Ish-Kryeministri i Shqipërsië, Sali Berisha, ka reaguar pas vrasjes së liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se vrasja e Ivanoviqit është një akt i rëndë dhe i dënueshëm, i cili ka prapavijë politike.

Berisha shkruan se “vrasja e tij pikërisht në ditën e rifillimit të dialogut Prishtinë-Beograd lë të kuptohet se pas këtij akti të shëmtuar qëndrojnë organizata terroriste serbe të llojit Dora e Zeza, organizata këto që gjatë viteve të fundit kanë kryer akte të rënda kriminale”.

Ky është reagimi i plotë i Berishës në Facebook:

“Vrasja e Oliver Ivanoviç, nje akt i rende dhe i denueshem me prapavi politike!

Te dashur miq, sot ne mengjes fallnga te krimit ekzekutuan para selise se partise tij, njerin prej udheheqesve me ne ze te serbeve te Kosoves ne keto dy dekada, ish sekretar shteti ne nje nga qeverite e Beogradit, Oliver Ivanoviç.

Duke denuar ashpersisht kete akt kriminal dhe shprehur ngushellimet autoriteteve te Kosoves dhe familjareve te te ndjerit Oliver Ivanoviç, theksoj se ekzekutimi i tij para deres se selise se partise se tij dhe pikerisht diten e hapjes se dialogut Prishtine-Beograd ne Bruksel, te le te kuptohet se pas ketij akti te shemtuar kriminal qendrojne organizata terroriste ultranacionaliste serbe te llojit Dora e Zeze, qe jane organizuar keto vitet e fundit dhe kane krye akte te renda kriminale.

Urojme qe autoritetet e Kosoves te vendosin sa me pare para ligjit sponsorizuesit, organizatoret dhe ekzekutoret e ketij akti te shemtuar!” (sic.), ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

Exit mobile version