Atalanta ka fituar ndaj Napolit me rezultat 1-0 në Serie A.
Edhe pse mysafirët ishin më të mirë në këtë takim, ata nuk arritën të ndalin humbjen e parë në këtë sezon.
Goli i vetëm në këtë takim erdhi nga Andrea Petagna në minutën e nëntë të takimit.
Nga minuta e parë për vendasit luajti portieri shqiptar, Etrit Berisha, ndërsa për mysafirët mbrojtësi Elseid Hysaj.
Pas kësaj humbje Napoli vazhdon në pozitën e dytë me 14 pikë, kurse Atalanta ngjitet në vendin e 12-të me nëntë pikë. /Telegrafi/
Gooooaaalll!!! It's Andrea #Petagna!!!!
1-0 | 8' #AtalantaNapoli pic.twitter.com/3ivGh2gb23
— Kush (@footballkush) October 2, 2016