Etrit Berisha ka pranuar fajin te goli i parë i takimit ndaj Spanjës.
Portieri i kombëtares shqiptare ka deklaruar se goli i parë ia preu skuadrës këmbët, teksa ndeshja ishte e vështirë pasi kundërshtari bënte shumë presion.
“Ishte një koordinim jo i mirë i imi te goli, pasi topi që më erdhi desha ta luaja, por fatkeqësisht nuk shkoi si desha dhe na shënuan”, ka thënë fillimisht Berisha.
“Në pjesën e parë luajtëm mirë, por ai goli i parë na preu disi këmbët”.
“Ishte një lojë e vështirë, pasi Spanja na sillte gjithmonë në presion dhe nuk kishim ku ta luanim topin dhe fusha e vështirë na vështirësonte lojën”, përfundoi gardiani i kombëtares. /Telegrafi/