Site icon Telegrafi

Berisha fton qytetarët në protestë të enjten

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ftoi sot qytetarët të marrin pjesë në protestën që opozita pritet të mbajë ditën e nesërme përballë parlamentit.

Përmes një postimi në Facebook Berisha shkruan se të enjten në orën 10:00 shqiptarët duhet t’i dalin zot vendit.

“Shqipërisë i dalim zot! E enjte, ora 10:00, para parlamentit!”, shkruan Berisha.

Ai ka shpërndarë dhe një video nga protesta e mbajtur këtë të hënë para parlamentit.

“Parlamenti dëshmoi se janë shumë më afër me bandat se sa me tempullin e demokracisë. Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga parlamenti. Herën tjetër do të duhet t’u marrin leje ju”, shkruan Berisha në diçiturën e videos. /Telegrafi/

Exit mobile version