Site icon Telegrafi

Berisha: Foshnja pesë muajshe e infektuar me COVID-19 është në gjendje të mirë

Në mesin e 11 të infektuarve me COVID-19, në Komunën e Kamenicës, është edhe një foshnje pesë muajshe, gjendja momentale e së cillës është e mirë.

Kështu ka thënë për Telegrafin, drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Berisha.

“Gjendja shëndetësore e foshnjës, për momentin është e mirë”, tha shkurt Berisha.

Ndërsa, foshnja pesë muajshe është anëtare e njërës prej familjeve të fshatit Topanicë të komunës së Kamenicës, ku mbrëmë u konfirmuan 11 raste positive me COVID-19.

Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati në emisionin Zyra e Ankesave në RTV Dukagjini ka bërë me dije se në këto 11 raste, është edhe një foshnje pesë muajsh, ndërsa më i moshuari është një 72 vjeçar.

Ai tha se rastet e reja kanë qenë të pritshme pasi qytetari i parë i infektuar ka pasur kontakt gjatë 12 ditëve deri sa e ka kuptuar që është i infektuar me COVID-19.

Kryetari Kastrati ka folur edhe lidhur me qarkullimin e një lajmi se një person i infektuar nuk ka respektuar vet-izolimin. Ai sqaroi se personi në fjalë gjendet në Klinikën infektive dhe fotografia është bërë para disa dite.

Lexo po ashtu Edhe një foshnje pesë muajsh del pozitiv në COVID-19

Ndryshe, gjithsej numri i personave të infektuar me COVID-19 ka arritur në 125, 10 prej tyre janë shëruar, ndërsa një ka ndërruar jetë.

Kastrati në një postim në Facebook, më vonë ka bërë me dije se janë duke u qëndruar afët familjeve të prekura me coronavirus.

Lexo po ashtu Kastrati: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjet e prekura me COVID-19, u kemi siguruar ushqim e mjete mbrojtëse

Ai tha se tashmë janë duke I furnizuar me ushqim tre herë në ditë, këto fmailje dhe se I aknë pajisur me mjete mbrojttëse e medikamente të nevojshme. /Telegrafi/

Exit mobile version