Sezoni futbollistik në kontinentin australian ka përfunduar.
Me këtë rast edhe Besart Berisha me skuadrën e Melbourne Victory do të fillojnë pushimet e merituara pas një sezoni të mirë, ku ekipi i përfaqësuesit të Kosovës u shpall nënkampion australian.
Berisha që u bë edhe golashënuesi dhe një prej futbollistëve më të mirë ka falënderuar tifozët për mbështetjen dhe ka paralajmëruar për rikthim në Kosovë, transmeton Telegrafi.
“Faleminderit shumë për tifozët e Victory për këtë vit. Unë jam duke u kthyer në shtëpi”, ka shkruar Berisha në llogarinë personale në Instagram.
Besarti pritet të luaj në ndeshjen e qershorit, ku Kosova do të takohet me kombëtaren e turke më 11 qershor në stadiumin shkodran të “Loro Boricit”. /Telegrafi/