Telegrafi

Berisha e Lenjani drejt gjigantit turk

Etrit Berisha dhe Ermir Lenjani kërkohen nga Besiktasi në Superligën e Turqisë.

Portieri dhe mesfushori kuqezi, tashmë të angazhuar me kombëtaren ne Francë 2016, shihen si përforcime cilësorë për kampionët e saposhpallur të Turqisë, të cilët sezonin e ardhshëm do të luajnë në fazën e Grupeve të Ligës së Kampionëve.

Për këtë arsye drejtuesit e këtij klubi kanë hedhur sytë nga kombëtarja shqiptare, pasi i besojnë eksperiencës ndërkombëtare të dy lojtarëve në fjalë.

Etrit Berisha, që është pjesë e Lazios prej tre sezonesh, ka eksperiencën e mjaftueshme në Ligën e Evropës, për të qenë protagonist edhe në Ligën e Kampionëve.

Fakti që te Lazio vazhdon të mbetet zëvendësues i Marcchetit mund shtyjë 27-vjeçarin t’i thotë po ofertës turke.