Site icon Telegrafi

Berisha e akuzon për ndërhyrje në gjyqësor, reagon ambasadorja amerikane: Inkurajojmë gjyqtarët të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar sot menjëherë pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se ajo po ndërhyn në procesin gjyqësor në vend.  

Në një postim në Twitter, Kim ka thënë se SHBA do të vazhdojë të inkurajojë gjyqtarët dhe prokurorët të bëjnë punën e tyre dhe gjithashtu do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi.

Lexo po ashtu Berisha: I bëj thirrje qeverisë së SHBA-ve të ndalojë ndërhyrjet e përfaqësuesve të saj në gjyqësor

“Nëse ‘ndërhyrja në procesin gjyqësor’ nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO, SHBA ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë- sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së”, shkruan Kim. /Telegrafi/

Exit mobile version