Telegrafi

Berisha me dy oferta nga Anglia, mund të luaj së bashku me një shqiptar

Etrit Berisha mund të largohet nga Lazio pas disa ditëve.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë nuk ka pasur hapësirat e duhura tek skuadra italiane dhe ka kërkuar largimin.

Por ish-anëtari i Kalmarit nuk pritet të mbetet pa skuadër pasi në adresë të tij po vijnë oferta të rëndësishme.

Skuadra e rënë nga elita e futbollit anglez, Aston VIlla ka shprehur interesim për të, por së fundmi është futur në garë edhe Everton.

Everton po duket më serioz për transferimin e Berishes dhe ka biseduar me menaxherin e portierit shqiptar për një transferim në Ligën Premier.

Në rast transferimit te Evertoni, Etriti do të jetë bashkëlojtar me super talentin shqiptar, Shani Tarashaj.

Gjithsesi për ta lënë të lirë portierin e saj, Lazio kërkon mbi tre milionë euro. /Telegrafi/