Site icon Telegrafi

Berisha: BE dhe NATO janë fokus i programit qeverisës të kaolicionit AAK – PSD

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK – PSD, Anton Berisha, në një intervistë për “Përballje ditore”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, ka folur për kandidimin e tij në zgjedhjet parlamentare dhe programin qeverisës.

Berisha gjatë intervistës ka thënë se koalicioni AAK – PSD apo 100 për qind është simbolikë që nënkupton tërësomë.

“E kemi quajt 100 për qind sepse ky koalicion është një simbolikë e një taksë që shihet por, në fakt 100 për qind është tërësia. Fjala është për tërësinë territoriale, integriteti, funksionimin e shtetësisë, dhe përkushtimi i tërsishëm për shtetin për integritetin, për ekonominë”, ka thënë ai.
Sipas tij programi qeverisës i këtij koalicioni është më i duhuri për vendin.

“Të gjitha raportet ndërkombëtare të BE-së, kanë qenë me një kërkesë: forcimi i institucioneve. Kosova vuan nga institucione të brishta. Ne e kemi paraqitur programin gjatë fushatës, dhe se si institucioni mund të ndërrohet brenda antës. Institucionet janë vetëm terme, por njerëzit i bëjnë ato. Ideja e secilit institucion është që kudo që jemi të forcojmë atë strukturë. Që nga vitit ’99 kam filluar me institucione ndërkombëtare dhe, pastaj kam kaluar në vendore. Kam përvojën, eksperiencën, dhe kam përfaqësuar Kosovën në Bruksel. Pastaj si ambasador, më pas zv.ministër i jashtëm . Pra jam me përvojën krahasuese ndërmjet instiucioneve ndërkombëtare dhe vendore. Kam përvojë e jo iluzione, sepse nejrëzit pa përvojë e me iluzione janë në insitucione. Nuk mund të kemi sistem inxhinierik që ndërron pa ndërruar udhëheqja. Apo sistemi i drejtësisë nuk mund të ndërrohet brenda natës”, ka theksuar ai duke treguar veprimet konkrete që do të merren për forcimin e institucioneve.

“Duhet së pari t’ia dijmë takatin vetës. Kosova dduhet të jetë në Bashkimin Evropian, dhe unë duhet të fokusohem këtu. Kosova ka rreth 2 milion banorë dhe nuk sillet bota rreth nesh ashtu si e mendojmë. Për këtë unë do të jem në këtë fushë i fokusuar. Qasja jonë duhet të jenë shkalle -shkalle, dhe përvojat e BE-së janë pervojat më të mira që i njeh njerëzimi. Ky fokusim i imi do të jetë në marrëdhënjet ndërkombëtare, që ne më pas të arrijmë edhe në organizata globale, sepse ne nuk kishim kapacitetin për këtë”, ka theksuar ai.

Kandidati për deputet, nga koalicioni AAK-PSD, Anton Berisha, gjatë intervistës për Telegrafin/ Foto: Ridvan Slivova

Berisha ndër të tjera ka thënë se në dy gjëra do të fokusohet koalicioni AAK – PSD nëse vije në qeverisje.

“Nëse ne fitojmë, e që duhet të fitojmë, unë pretendoj të merrem me MPJ. Fokusimi i parë do të jetë BE-ja, pesëshja që se ka njohur, dhe e dyta është NATO. Ka instrumente të përafrimit që me këto dy organizata ne të fokusojmë energjinë maksimale. Kjo s’do të thotë së nuk janë të mirëseardhura iniciativat tjera, por koncentrimi im do të jetë këtu, sepse përmes këtyre dyjave ne dëpërtojmë. Ne duhet të kontaktojmë direkt me BE-në, dhe jo përmes zyrës në Belgjikë. Nëse do të jem ministër i jashtëm do të krijoj mekanizëm të drejtpërdrejt me BE-në. Përmes saj ne mund të ndikojmë edhe të pesëshja evropiane. Do të krijojmë mekanizmin e trajtimit për të gjithë diplomatët dhe të testimit të tyre”, ka thënë ai duke folur edhe për fushën e arsimit, e cila sipas tij do të jenë shtyllë kryesore në programin qeverisës të këtij koalicioni.

“Arsimi është vital. Arsimit në Kosovë i duhet një reformë totale. Sistemi i deritashëm është sistem i marrjes së informaconit dhe i testimit për to, është mbamendje. Ky sistem duhet të përfundoj. Jemi duke hyrë në periudhën robotike, ku tek njerëzit është kreativiteti. Ne duke zbatuar metoda rigjide po i kufizojmë njohurit e nxënësve. Krejt sistemi arsimor duhe të lirohet nga sistemi i mbamendjes, dhe të kaloj në sistem të kreativitetit të nxënësve. Të krijojmë gjenerata kreative e jo veç rigjenerata. Duhet shtyrë përpara ky projekt sepse i kemi thënë 100 për qind koaliciomn. Ne nuk mund t’i ndërrojmë njerëzit brenda anës por, mund t’i trajtojmë mësuesit dhe t’i avancojmë”, ka thënë ai.

Berisha ka treguar koalicioni AAK – PSD duhet të fitoj pasi që është racional.

“Jemi racional dhe udhëheqjen e shtetit e kemi marrë si çështje racionale serioze, jo me përralla. Kemi opsionin e VV-së, që është përrall, i LDK-së që ka qenë zhagitje dhe mos-punë, dhe opsioni PDK-së që ka qenë dështim. Pikërisht pse jemi racional, kemi konkurent që kemi dëshmu që i shtyjnë proceset pasi që nuk mund të marrin vendime. Kemi kapacitete ose burime njerëzore, njohës të fushave që i bashkohen projektit tonë”, ka thënë ai./Telegrafi/

Exit mobile version