Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të padëgjuar deri më tash lidhur me vizitën e parë të Ibrahim Rugovës në Tiranë, në vitin 1991.
Ai ka thënë se kishte persona që donin ta vrisnin atë dhe ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në vizitën e tij të parë në Tiranë.
“LDK ishte frymëzim për shqiptarët. Përndryshe presidenti Ibrahim Rugova, Adem Demaçi dhe personalitete të tjera kishin dorë në nisjen demokratike të Kosovës. E dini që në vizitën e tij të parë në Tiranë, Rugovën dhe mua donin të na ekzekutonin se pse ai refuzoi të vendosi lule tek varri i Enver hoxhës. U paraqit para shqiptarëve sikur mysafir i Sali Berishës. Për fanatikët ishte shumë e rëndë. Shkurt 1991. Ka qenë takimi i parë me Rugovën”, tha ai në T7.