Site icon Telegrafi

Berisha beson në fitore kundër Rumanisë

Etrit Berisha ka folur pas humbjes në minutat e fundit kundër Francës me rezultat 2:0.

Portieri shqiptar pohoi se duhet të ishim më të kujdesshëm, por nuk ka vend për zhgënjim, transmeton Telegrafi.

“Duhet të ishim më tepër të fokusuar, por eksperienca na mungojë. Besoj se të gjithë dhanë maksimumin, por tashi gjërat kanë ndodhur, nuk ka kthim pas”

“Nuk do të dorëzohemi. Do të mundohemi të zëmë vendin e tretë, duhet të fitojmë takimin e fundit”, tha Berisha.

Shqipëria takimin e fundit në evropian në kuadër të grupit A do ta zhvillojë kundër Rumanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version