Site icon Telegrafi

Berisha bën thirrje për grevë të përgjithshme në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje sot mësuesve, studentëve, mjekëve dhe pedagogëve të ngrihen në greva të përgjithshme për kushtet e vështira ku punojnë.

“Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë mësuesve të Shqipërisë me guxim dhe kurajë të mbrojnë interesat e tyre, të mbrojnë nënçmimin, përçmimin që u bën kjo qeveri. Janë të vetmit mësues në rajon që 8 vite, jo vetëm që nuk njohën rritje, por krahasuar me inflacionin pësuan ulje të ndejshme të rrogës. Janë njerëzit më të përçmuar në administratë, kur duhet të jenë njerëzit më të nderuar për misionin fisnik”, tha Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Berisha përfshiu në thirrjen e tij edhe mjekët, studentët dhe biznesmenët të cilëve iu sugjeroi të ulnin qepenat përballë gjendjes së vështirë në të cilën ndodhen.

“I drejtohem këtu biznesit të vogël që ka një armik të vërtetë në këtë qeveri, e cila pritet fundin për 2 muaj t’u vendosë 23 për qind, e cila rriti tarifën e energjisë në 200 lekë. Çfarë presin më? Thirrja e çdo biznesmeni është të ulen qepenat, grevë e përgjithshme”, tha Berisha. /Euronews Albania/

Exit mobile version