Site icon Telegrafi

Berisha: Atalanta, ekip më i mirë se Lazio

Etrit Berisha beson se Atalanta janë ekip më i mirë se klubi i tij mëmë, Lazio, pasi të dy skuadrat do të shkojnë kokë më kokë për një vend në Evropë.

Portieri i kombëtares shqiptare do të luaj ndeshjen e parë ndaj skuadrës që posedon kartonin e tij, Lazios, në kuadër të javës së 20-të të Serie A, ku Atalanta do të udhëtoj drejt Olimpicos.

“Unë nuk besoja se ne mund të shkojmë në Evropë, kur mbërrita në filim, por unë tani besoj se mund ta bëjmë”, ka thënë portieri i kombëtares shqiptare.

Lexo po ashtu Zyrtare: Lajm i mirë për Etrit Berishën, Fiorentina transferon rivalin e tij (Foto)

“Në këtë moment unë jam i bindur se Atalanta janë një ekip më i mirë se Lazio. Kjo nuk është vetëm nga talentet, ajo që ka rëndësi është edhe dëshira për të fituar dhe te ne sigurisht se nuk mungon”, përcjell Telegrafi.

“Jam rritur në Lazio, si lojtar dhe si njeri, por një portier duhet të luaj rregullisht në mënyrë që të përmirësohet vërtetë”, përfundoi Berisha. /Telegrafi/

Exit mobile version