Site icon Telegrafi

Berisha: Alergjia ndaj gjuhës shqipe e ultranacionalistëve maqedonas, dëshmi e një albanofobie primitive

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në profilin e tij zyrtar në Facebook ka shkruar rreth gjendjes aktuale politike në Maqedoni, gjegjësisht rreth vendimit të Gjorge Ivanovit për mosdhëniën e mandatit Zoran Zaevit për formimin e qeverisë së re.

Berisha, thotë se alergjia ndaj gjuhës shqipe e ultranacionalistëve maqedonas, dëshmi e një albanofobie primitive!

‘Ky është një akt i rëndë që dëshmon se ultranacionalizmi aleksandrin është një rrezik serioz për stabilitetin e vendit fqinj.

Më këtë rast, duke shprehur mbështetje të plotë forcave politike shqiptare për kontributin e tyre madhor në Maqedoni, ju bëj thirrje të qëndrojnë të palëkundura në kërkësat e tyre që janë jetikë për ngushtimin e hendëkut ndëretnik dhe zbatimin e frymës së Marrëveshjes së Ohrit në vendin e tyre’, shkruan ndër të tjera Berisha. Për më shumë lexoni në vijim shkrimin e tij të plotë. /Telegrafi/

Exit mobile version