Site icon Telegrafi

Berisha i AAK-së përplaset me Dugollin e LVV-së: Zoti ta ruajt kryeministrin

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku kanë diskutuar lidhur me helmimin e qytetarëve të Komunës së Deçanit.

Gjatë kësaj mbledhje ka pasur një përplasje mes kryetarit të këtij komisioni nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha me deputetin e LVV-së, Enver Dugolli.

Derisa deputeti i Vetëvendosjes ka mbrojtur Qeverinë duke thënë se ka hierarki të procedurave, Berisha i është drejtuar deputetit të LVV-së, Enver Dugolli duke i thënë “Zoti ta ruajt kryeministrin”.

“Nuk jem tu e ataku kryeministrin ton. Qeveria jote quhet ekzekutiv sepse merr veprime. Nuk mundet komuna e Deçanit me përballu qet situate, duhet mu thirr Këshilli i Sigurisë Kombëtare që e kryeson kryeministri. Askush nuk është tu i thon sen, zoti ta ruajt kryeministrin. Janë vonu veprimet ski çka me than. Nuk ka nevojë kërkush kërkon me thirr, Kosova është e vogël merren vesh senet”, tha Berisha.

E deputeti i LVV-së, Enver Dugolli ka thënë se në aspektin profesional Komuna e Deçanit ka menduar që e përballon vet, u vonu mi lajmërua hallkat tjera.

“Niveli qendror nuk është zot me dit çfarë po ndodh atje pa pas një raport zyrtar. A e din kryetar që nuk ka pas kërkesë zyrtare nga kryetari i komunës Deçanit, te Agjencinë për Menaxhimin e Krizave”, ka thënë Dugolli. /Telegrafi/

Exit mobile version