Site icon Telegrafi

Bëri valixhen gati dhe kërkoi që ta linte shtëpinë, Erjola Doçi mes lotësh: Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot

Foto: Screenshot/YouTube

Erjola Doçi ka kërkuar mbrëmë (e martë) pas spektaklit që të largohet nga Big Brother VIP Albania 3.

Kjo për shkak Graciano Taganit, i cili hodhi disa akuza në drejtim të saj duke përfshirë edhe Romeo Veshajn.

Ajo filloi që të bënte gati valixhen dhe në ato momente u ndalua nga Julian Deda.

Banori e bindi që të qëndronte brenda duke i thënë se nuk duhet të lë shtëpinë për askënd.

Lexo po ashtu “Më thoshin ti nuk do bëhesh, do përfundosh në rrugë” - Julian Deda rrëfën mes lotësh linjën e tij të jetës

Gjatë bisedës natën vonë, Erjola filloi edhe të qante duke mos dashur që të shfaqet e tillë në publik dhe se e sheh edhe familja.

“Kam kaluar dhunë fizike në jetë, presionin nuk e duroj dot”, u shpreh ajo.

Graciano ndërkaq gjatë spektaklit kishte thënë se Romeo e ka pasur fiksim dhe se kanë pasur flirt me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Exit mobile version