Policia e Ferizajt ka ndëshkuar një shofer për tejkalim të rrezikshëm të kolonës së automjeteve në rrugën “Reçaku” më 17 shtator 2024.
Shoferi H.G., 73 vjeç, duke drejtuar një veturë Mercedes, kreu tejkalimin e automjeteve, duke vënë në rrezik sigurinë e pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Pas identifikimit të tij nga policia, H.G. u dënua me gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe heqje të patentës së shoferit për 3 muaj, në përputhje me ligjin e trafikut rrugor.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut për të shmangur rrezikimin e jetës dhe sigurisë publike.
Qytetarët inkurajohen të raportojnë kundërvajtjet në trafik përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Informacionet e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/