Telegrafi

Bëri paralele mes Kosovës dhe Krimesë – miliarderi Musk “gozhdohet” me reagime të ashpra nga politikanë e ish-diplomatë

Miliarderi amerikan, Elon Musk në një postim të bërë në Twitter, ku tërhoqi një paralele mes shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe çështjes së aneksimit të rajoneve ukrainase nga Rusia, ka nxitur reagime të ashpra nga figura të shumta politike në Kosovë.

Shumë prej tyre ishin të mendimit se këto janë dy çështje që nuk kanë të bëjnë njëra me tjetrën, madje disa thanë se Kosova ka kaluar nëpër të gjitha proceset duke përmbushur të gjitha kriteret për të qenë shtet i pavarur dhe sovran.

Ish-ministrja e MPJ-së, Meliza Haradinaj e ka quajtur Elon Musk, ambasador të vetëshpallur të Rusisë në Twitter.

“Zonja dhe zotërinj, Elon Musk – ambasadori i vetëshpallur i Rusisë në Twitter”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkohë ish-ambasadori i Kosovës në Londër dhe Holandë, Lirim Greiçevci ka thënë se rruga e Kosovës drejt pavarësisë ishte krejtësisht e ndryshme, shkruan Telegrafi.

Ndaj postimit të miliarderit Musk ka reaguar edhe holandezi i cili tash e disa vite jeton në Kosovë, Stefan van Dijk. Ai është shprehur i habitur nga postimi i Musk, derisa ka pyetur se mos është hakuar llogaria e tij nga ana e Rusisë.

 

 

Kryeshefi i Fondacionit të Mileniumit të Kosovë, Petrit Selimi u shpreh se e vlerëson vëmendjen që i dha Kosovës, Elon Musk.

Edhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli reagoi duke kërkuar nga Musk që të lexoj para se të postoj diqka, shkruan Telegrafi.

 

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku pyeti nëse Musk e kishte seriozisht. “Seriozisht, ti je i dehur”, ka shkruar Çitaku.

Reagim ka pasur edhe nga ish-kryediplomati Enver Hoxhaj i cili tha se Musk duhet të informohet më shumë nëse do ta kuptojë mirë Kosovë dhe Ukrainën.

Përveq kritikave serioze, pati edhe nga të tilla e konsideruan si një marketing të mirë për Kosovën, positimin e Musk. Shpend Lila nga ICK falënderoj Musk për promovimin që i bëri Kosovës.
“Faleminderit për promovimin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Lila.

Elon Musk kërkoi që përmes sondazhit banorët e Krimesë dhe rajoneve tjera të aneksuara nga Rusia, të shprehin vullnetin dhe të deklarohen nëse duan të mbeten me Rusinë apo Ukrainën.

Sipas tij, nëse janë për qëndrim në Ukrainë, Rusia duhet të largohet, e kjo mjaftoi që shumë ukrainas t’i reagojnë ashpër duke filluar nga presidenti Volodymyr Zelensky, i cili me një dozë ironie filloi një sondazh me të cilin kërkonte nga përdoruesit e Twitter të votojnë se kush e do Elon Muskun që e mbështet Ukrainën, dhe kush “tjetrin Musk” që mbështet Rusinë. /Telegrafi/