Ishte një përballje e ashpër mes Barcelonës dhe Real Madridit në El Clasicon e zhvilluar në kuadër të javës së 26-të.
Kataluniast fituan 2-1 ndaj Los Blancos, por që në këtë takim u shpërndanë shtatë kartonë të verdhë nga gjyqtari.
Mirëpo, momenti më diskutabil në këtë aspekt, është se Gavi ndoshta do të duhej të ndëshkohej me karton të kuq për një ndërhyrje anti-sportive.
Ishte minuta e 89-të e takimit, kur talenti i Barcelonës bëri një ndërhyrje të ashpër në mesfushë ndaj Dani Ceballos.
Por, gjyqtari i takimit vendosi që për të mos të ketë as kartonë të verdhë, duke shkaktuar shumë polemika pas ndeshjes.
Po ju, si mendoni, ai ishte së paku karton i verdhë? /Telegrafi/
Gavi 😳 #FCBRMA #ElClasico https://t.co/oiqgEI4xFL
— The Premier League Club (@TPLCSports) March 19, 2023