Heidi Baci ka folur për eksperiencën e saj në “Grande Fratello”, përpara se të hynte në Big Brother VIP Albania.
Ndonëse qëndroi për pak kohë, ajo bëri bujë të madhe me paraqitjen në atë reality shou për shkak të një situate me të atin.
Në një bisedë në shtëpinë e famshme, ajo tha se pas daljes iu krijua ankth, pasi nuk ishte mësuar me me famën.
“Kur dola mua më shkaktoi ankth”, u shpreh ajo.
Bukuroshja shqiptare tutje theksoi: “Momenti i parë për mua ka qenë i keq. Ideja që del ti në rrugë dhe të njohin. Jam e rezervuar shumë si njeri”.
Heidi tani po vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në Big Brother VIP Albania 3.
Ajo thuhet se është njëra nga konkurrentet pretendente për të fituar në këtë edicion. /Telegrafi/