Fabio Capello e ka përshkruar Silvio Berlusconi si ‘Presidenti më i madh në historinë e futbollit botëror’.
Ish-kryeministri italian ka shitur klubin kuqezi në një grup investitorësh kinezë, të udhëhequr nga Yonghong Li, pas 30 vitesh në krye të skuadrës nga San Siro.
Capello, i cili ka punuar me Berlusconin, si trajner i Milanit në dy kohë, ka folur fjalët më të mira për presidentin e tij, kur ai po përgatitet të heqë dorë nga kontrolli i klubit.
“Silvio Berlusconi ka qenë Presidenti më i madh në historinë e futbollit botëror. Ai është duke e lënë për shkak se ai dëshiron më të mirën për Milanin”, ka thënë Capello për Tuttomercatoweb, transmeton Telegrafi.
“Marrëveshja e fundit që ai ka bërë është një shenjë e dashurisë së tij për klubin. Milani kinez? Le të shohim se çfarë do të ndodh”, ka përfunduar trajner i madh italian. /Telegrafi/